3 ditët e para të prillit ishin jashtëzakonisht të ftohta për pjesën më të madhe të Evropës me ngrica të forta dhe borë të përhapur deri në nivele të ulëta. Shumë rekorde të ftohta të prillit u thyen, duke përfshirë rekorde shumë të vjetra nga shekulli i 19-të.
Shkurti dhe Marsi ishin shumë të ngrohtë (përveç juglindjes në mars) dhe krijuan këtë ‘Pranverë të rreme’ për natyrën. I ftohti në prill nuk do të ishte aq i kushtueshëm nëse nuk do të ishte aq i ngrohtë në shkurt dhe mars.
E njëjta gjë u dëshmua edhe vitin e kaluar…“Ndoshta katastrofa më e madhe bujqësore e fillimit të shekullit të 21-të”.
Profesori i Meteorologjisë, Scott Duncan shkruan se pranvera e rreme Francës i kushtoi 2 miliardë euro. Pranvera e rreme gjithnjë e më e ngrohtë është një problem dhe përkeqësohet nga ndryshimet klimatike.
Ndërkohë diçka e jashtëzakonshme ndodhi në Arktik.
Muaji i kaluar ishte marsi më i nxehtë i regjistruar për Arktikun.
Pothuajse në çdo pikë të vetme të rrjetit brenda Arktikut është regjistruar temperatura më e ngrohtë se mesatarja e viteve 1981-2010 për muajin mars 2022.
Disa vende ishin mesatarisht më shumë se 7°C më të ngrohta se kjo bazë klimatike./meteoballkan