Thika 5 mijë-vjeçare prej kristali, arkeologët spanjollë bëjnë zbulimin e rrallë (FOTO LAJM)

Një thikë kristali, pesëmijë-vjeçare është gjendur nga arkeologët spanjollë.

Ajo është cilësuar si thika më e rrallë në Valenciana de la Concepcion.

Mjeti prerës antik u zbulua në zonën ku thuhet se varroseshin njerëzit, kryesisht shtresa e lartë e shoqërisë.

Ndërsa, kristali thuhet se nuk i takon atij vendi dhe dyshohet se mund të jetë i importuar.

Kristali dhe gurët e çmuar janë të përmendur edhe në librin e shenjtë të krishterëve, Biblën, duke u konsideruar si mjeti që ndihmoi në rindërtimin e Jerusalemit pas apokalipsit./albeu.com/