Thellohet tragjedia nga shpërthimi në fabrikën kimike në SHBA, gjenden të pajetë trupat e 9 punonjësve!

Autoritetet amerikane njoftuan dje se numri i të vdekurve nga aksidenti industrial që ndodhi në qytetin Longview, në shtetin e Uashingtonit, është rritur në 11, pasi ekipet e shpëtimit nxorën trupat e të nëntë personave që ishin të zhdukur.

“Ne kemi gjetur punëtorin e nëntë dhe të fundit që u raportua i zhdukur në këtë incident”, tha Brad Hannig, Shefi i Zjarrfikësve të Longview, në një konferencë për shtyp.

Të lidhura

None found

Viktimat e fabrikës u identifikuan gjithashtu. Ata janë Gilbert Bernal, 52-vjeç, Tyler Covington, 29-vjeç, Brad Covington, 27- vjeç, Dale Miller, 54-vjeç, Jarrett Ammons, 35-vjeç, Brandon Fincas, 38 vjeç, Jarrett Ammons, 35-vjeç, Clinton Doran, 26- vjeç, John Forsberg, 51-vjeç, Norman Barlow, 58-vjeç dhe Dillon Miller.

Ekipet e shpëtimit, të cilët nisën një operacion të madh kërkimi, njoftuan të mërkurën se dy persona kishin vdekur, ndërsa nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Aksidenti ndodhi gjatë një ndërrimi turni herët të martën në mëngjes në një fabrikë të Nippon Dynawave Packaging Co., kur një rezervuar prej 900,000 galonësh (3.4 milionë litra) që përmbante një sasi të madhe “lëngu të bardhë”, një kimikat shumë kaustik, shpërtheu.


Shtuar 31.05.2026 15:57

ganobetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişMadridbetMadridbetcasibom girişnakitbahis girişJojobetganobetpokerklasjojobetjojobetnakitbahis girişMarsbahis GüncelJojobetCasibomromabetJojobetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişjojobetCasibom GirişJojobet GirişJojobet Giriş