Thellohet bilanci, shkon në 820 numri i viktimave nga tërmeti në Marok

Bilanci i viktimave nga tërmeti është rënduar, duke shkuar në 820, raporton TV shtetëror maroken duke cituar shifrat e ministrisë së brendshme.

Tërmeti dëmtoi rëndë qytetin e vjetër Marakesh, një trashëgimi e kulturës botërore të UNESCO-s. Pamjet dhe videot në mediat sociale tregojnë ndërtesa të shkatërruara. Qytetarët vraponin në panik dhe e kaluan natën jashtë.

Rrjeti elektrik për një kohë të caktuar ishte jashtë funksionimit. Tërmeti u ndje edhe në qytetet bregdetare Rabat, Casablanca Dhe Saouira, në Algjeri dhe deri në Portugali.

Epiqendra e tërmetit në orën 00:11 ndodhej në malësitë e Atlasit, 18,5 kilometra në thellësi, 70 km larg Marrakeshit.

Në vitin 2004 në një tërmet katastrofik në verilindje të Marokut humbën jetën të paktën 728 vetë dhe u plagosën 926 të tjerë. Edhë në vitin 1980 një tërmet i rëndë, 7,3 ballë goditi vendin fqinj, Algjerinë. Atëherë humbën jetën 2500 vetë.


Shtuar 9.09.2023 12:03