“Thahet” Fierza, pamjet tregojnë kuotat minimale të ujit në liqen (FOTO LAJM)

Thatësira e madhe që ka kapur vendin tonë, ka sjellë edhe një krizë energjitike.

Liqeni e Fierzës është në kuotat më të ulëta, si rrallë ndonjëherë.

Pamjet tregojnë se dita-ditës, Liqeni i Fierzës, po shkon drejt “vdekjes” duke sjellë ndikim të dukshëm edhe në prodhimin e energjisë.

Ndërkohë ulja e nivelit të ujit ka nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër. Alarmi për tharjen e Fierzës është ngritur prej ditësh, ndërkohë ministria ka kërkuar nga konsumatorët që të kursejnë sa të munden energjinë.

Këtë të shtunë përmes një postimi në rrjetet sociale zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni ka publikuar pamjet e “frikshme” të rënies së nivelit të ujit në liqen.

“Liqeni Kukesit dje tek ura mbi Drinin e Bardhe”, shkruan ai./albeu.com/


Shtuar 26.03.2022 10:01