Ditën e sotme, përmes një video të postuar në llogarinë e tij personale në “Facebook”, në kuadër të tetorit rozë, presidenti Bajram Begaj, ka bërë thirrje për sensibilizim.
Begaj i fton të gjitha gratë dhe vajzat të bëjnë ekzaminimet dhe kontrollet t’i bëjnë të herëpashershme.
“Si mjek, si bashkëshort dhe si prind ju ftoj të bëni ekzaminimet, pasi parandalimi është më i lehtë se trajtimi. Ekzaminimet në kohë shpëtojnë jetë! Bëni pjesë të jetës suaj kontrollet e herëpashershme! “Tetori Rozë” duhet të jetë në çdo ditë të vitit!”, shkruan Begaj.