Vuçiç bën viktimën si Millosheviçi edhe kur terroristët sulmojnë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se sot është një nga ditët më të vështira për vendin dhe popullin që nga viti 2004 dhe 2008.

Vuçiç u kërkoi falje qytetarëve që nuk foli më herët sot, dhe pretendon se u desh kohë që të hetohej gjithçka që ndodhi në Kosovë mëngjesin e sotëm, në mënyrë që të përgatitë terrenin për marrjen e vendimeve të duhura.

“Rreth orës 02:46 një grup serbësh nga Kosova dhe Metohija vendosën dy kamionë si barrikada në veri të Kosovës, pastaj erdhi policia e Kosovës dhe tentoi t’i largonte ato barrikada, ka pasur një konflikt me serbët që kishin ngritur barrikada, dhe në atë konflikt u vra një polic nga Kosova dhe një polic tjetër mbeti i plagosur”, tha Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Beograd.

Tre serbë u vranë

Sipas informacioneve tona, tre serbë janë vrarë, dy me snajper, dy janë plagosur rëndë, dhe ekziston frika se një person tjetër është vrarë. Ata kanë qëlluar edhe në shtëpi private” tha Vuçiç.

“Pse ndodhi e gjithë kjo, serbët u revoltuan duke mos dashur më terrorin e Kurtit. Nuk dua të justifikoj vrasjen e një polici të Kosovës, kjo është e dënueshme”, theksoi Vuçiç./Albeu.com. 


Shtuar 24.09.2023 20:18