Një 15-vjeçar ka përjetuar momente terrori mbrëmjen e së premtes në sheshin Karamalaki në Agios Panteleimonas, në Greqi, kur është sulmuar nga tre persona.
Sipas mediave grele, tre personat ende të paidentifikuar e kanë kërcënuar me thikë 15-vjeçarin, duke i kërkuar që t’u jepte celularin.
Kur 15-vjeçari shqiptar ka shfaqur rezistencë, ata e kanë goditur me thikë në kofshë.
Pas plagosjes, 15-vjeçari është dërguar në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia”, ku i është dhënë ndihma e parë./albeu.com