Numri i personave të vdekur nga tërmeti që goditi Marokun ka shkuar në 2681, sipas statistikave zyrtare.
2501 persona të tjerë u plagosën, shkruan Al Jazeera.
Ekipet e shpëtimit vijojnë të kërkojnë nën rrënoja për të mbijetuar.
Ekipet e shpëtimit po përballeshin me shumë sfida për të ofruar ndihma për shkak të terrenit të thyer dhe gurëve të mëdhenj që bllokonin rrugët.