Frika dhe shqetësimi u konfirmuan, shpresa e fundit për Christian Atsu u shua fatkeqësisht. Mesfushori sulmues ganez vdiq në moshën 31-vjeçare, siç njoftoi agjenti i tij, i bllokuar prej më shumë se një jave në rrënojat e lëna nga tërmeti në Turqi.
Trupi i pajetë i Atsu u gjet nën rrënojat e shtëpisë së tij, dhe menaxheri i tij Murat Uzunmehmet ka konfirmuar lajmin e hidhur përmes një postimi në Twitter.
Christian Atsu bulundu ve maalesef hayatını kaybetti
— Murat Uzunmehmet (@MuratUzunmehmet) February 18, 2023
Në të njëjtën kohë, është ende në kërkim drejtori teknik i Hatayspor, Taner
Savout, i cili po ashtu rezulton i zhdukur që nga dita e rënies së tërmetit.
BREAKING: Christian Atsu’s agent has confirmed ‘Atsu has been found dead’ pic.twitter.com/ASlLgRjxS3
— YabaLeftOnline (@yabaleftonline) February 18, 2023
Fati luajti një lojë të keqe me Christian Atsu, i cili thuhet se kishte planifikuar një udhëtim në Francë ditën e tërmetit, por goli që shënoi në mbrëmjen e 5 shkurtit i ndryshoi planet./Albeu.com/