Tërmeti i fuqishëm në Kolumbi/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme: Deri tani nuk raportohen shqiptarë të vdekur apo të plagosur

Kolumbia u godit më 10 gusht 2026 nga një tërmet me magnitudë 7.4, epiqendra e të cilit ishte pranë San José del Palmar, në pjesën perëndimore të vendit.

Të dhënat më të fundit flasin për 254 viktima dhe mbi 570 të plagosur. Ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet dhe operacionet e shpëtimit në zonat e prekura, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet dhe bilanci vijon të përditësohet.

Të lidhura

None found

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se po e monitoron nga afër situatën e krijuar pas tërmetit. Përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil, e cila mbulon edhe Kolumbinë, ministria po mban kontakte me autoritetet kolumbiane.

Sipas MEPJ-së, deri në këto momente nuk është raportuar asnjë shtetas shqiptar i vdekur apo i plagosur si pasojë e lëkundjeve.

Informacionet e siguruara deri tani tregojnë gjithashtu se tërmeti nuk ka shkaktuar dëmtime në institucionet penitenciare ku mbahen shtetas shqiptarë që po vuajnë dënimin në Kolumbi ose presin përfundimin e procedurave të ekstradimit.

MEPJ dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Brazil po vazhdojnë komunikimin me autoritetet përkatëse dhe verifikimin e vazhdueshëm të të dhënave për gjendjen e shtetasve shqiptarë që ndodhen në Kolumbi.

Shqiptarët që gjenden në Kolumbi dhe kanë nevojë për ndihmë konsullore për shkak të tërmetit mund të telefonojnë në numrin e emergjencës së Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil: +55 61 99301 6139.

Për komunikime të tjera mund të përdoren adresat elektronike: [email protected] dhe [email protected].


matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomhızlıcasino girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet