Një tërmet me magnitudë 7.1 Rihter, ka goditur Japoninë jugore. Autoritetet kanë dhënë paralajmërimin për cunami.
Alarmi është dhënë për rajonet bregdetare në ishujt jugor të Japonisë, Kyushu dhe Shikoku, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.
#Earthquake (#地震) confirmed by seismic data.⚠Preliminary info: M6.8 || 24 km SE of #Miyazaki-shi (#Japan) || 9 min ago (local time 16:42:57). Follow the thread for the updates👇 pic.twitter.com/iN6FSh5mUv
— EMSC (@LastQuake) August 8, 2024
Tërmeti ndodhi më pak se 20 milje larg bregut të Miyazaki, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
Nuk raportohet për persona të lënduar.