“Tërmet 7 ballsh”, Stresi publikon super hitin “po foli i fundit” (VIDEO)

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, rreperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi, ka publikuar hitin e verës të titulluar: Po foli i fundit.

Në fakt Stresi i cili ndodhet në Londër, prej dhjetorit, teksa këtë klip e kishte paralajmëruar prej kohësh ku i drejtohet me diss disa rreperave.

Madje në një fazë të rreshtave i drejtohet Getoar Selimit: “Marre nuk të vjen, i thu vetit ma i madhi n’vend, i dole Ledrit dëshmitar, qysh tash pse po rren”.

Ndërkohë, klipi është 6 minuta dhe është xhiruar në Londër, ndërsa është punuar nga producenti Enes Qosa.

Më poshtë ju mund të dëgjoni video klipin. /albeu.com/


Shtuar 2.07.2021 18:55