Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 13-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri të motrën e tij 14-vjeçare.
Historia nisi kur i riu porositi gjithçka që i nevojitej në internet për të bërë armë vetë, duke përfshirë edhe disa armë gjysmë-automatike. Më pas ai ua shiti në rrugë të tjerëve, por diçka shkoi keq.
Sipas AJC, kur një burrë u përpoq të merrte një armë pa paguar për të, adoleshenti, qëlloi me një nga armët e tij të bëra vetë.
Të shtënat vranë gabimisht motrën 14-vjeçare të djalit, Kyra Scott.
Hetuesit besojnë se djali qëlloi me armë zjarri në përpjekje për të ndaluar grabitjen./albeu.com/