Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë, njëri 36 dhe tjetri 40 vjeç, të dy banues në zonën e Pistoias, për veprën penale të vjedhjes.
Rreth orës 15:30 të datës 3 dhjetor, një pensionist i moshuar nga Capannori raportoi praninë e shqiptarëve në tokat e tij.
Karabinierët e stacionit lokal, të cilët ndodheshin aty pranë, ndërhynë menjëherë dhe mbërritën në vendngjarje, duke i kapur në flagrancë dy burrat teksa po përfundonin ngarkimin e një furgoni me dru zjarri.
Sipas mediave italiane, të dy tentuan të arratiseshin, por u bllokuan menjëherë dhe u dërguan në stacionin Capannori ku u arrestuan./albeu.com