Tentuan të arratisen dhe plagosën policin, arrestohet çifti shqiptar në Itali, në makinë i gjendet flori i vjedhur

Gjatë një shërbimi kontrolli, agjentët e Policisë së Shtetit të Perugias ndaluan një automjet të dyshimtë në të cilin ndodheshin dy persona, një 25-vjeçare dhe një 28-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare dhe me precedentë të mëparshëm, të cilët i janë nënshtruar kontrollit.

Nga kontrollet u zbulua se ndaj gruas kishte një urdhër ndalimi për të hyrë në Itali.

Për të verifikuar pozicionin e saj në territorin kombëtar, agjentët vendosën të shoqëronin çiftin në komisariat për informacione të mëtejshme.

Përpjekja për arratisje

Gjatë shoqërimit ata tentuan të arratisesin me manovra të rrezikshme.

28-vjeçari shqiptar që drejtonte mjetin, ka tentuar që të largohet me shpejtësi në korsinë e kundërt, por është ndaluar nga disa makina policie. Ndërkaq e reja që e shoqëronte, është përpjekur të shtyjë fizikisht efektivin e policisë, dhe të largohet, por nuk ia ka dalë.

Arrestimet

Gjatë kontrollit 25-vjeçares iu gjetën disa bizhuteri ari dhe një shishe që përmbante lëndën e përdorur për njohjen e arit. Brenda makinës u gjet një mjet për vjedhje. Gruaja kishte marë një urdhër dëbimi që më 31 janar.

Në përfundim të hetimeve, të dy u arrestuan për kundërshtim dhe plagosje të një zyrtari publik./Albeu.com/


Shtuar 20.03.2023 08:58