Tentuan arratisje si në filma, çifti i rrezikshëm shqiptar bie në prangat e policisë

Një çift nga Shqipëria është arrestuar në Perugia të Italisë, ndërsa kanë tentuar që të arratisen me manovra të rrezikshme me mjetin e tyre.

Pasi janë pikasur nga efektivët, 28-vjeçari shqiptar që drejtonte mjetin, ka tentuar që të largohet me shpejtësi në korsinë e kundërt, por është ndaluar nga disa makina policie. Ndërkaq e reja që e shoqëronte, është përpjekur të shtyjë fizikisht efektivin e policisë, dhe të largohet, por nuk ia ka dalë.

Ndërkohë nga kontrolli që u është bërë në makinë, u janë gjetur bizhuteri të vjedhura. Sakaq, ka rezultuar se 25-vjeçarja kishte edhe një urdhër dëbimi që prej 31 janarit.


Shtuar 19.03.2023 21:24