Një “skifter” në Livorno duket se ka zgjedhur “prenë” e gabuar. Në një video të bërë virale në rrjet burri përpiqet t’i rrëmbejë çantën një zonje, e cila sapo po hynte brenda automjetit të saj, por përpjekja ka dështuar me sukses për të.
Kjo pasi, viktima e asaj që dukej të ishte grabitje është mbrojtur duke përdorur teknika të arteve marciale dhe e ka “masakruar” me grushte e shkelma hajdutin e mbetur në tentativë.
Nuk dihet ende asgjë më shumë për atë që ka ndodhur, por fillimisht mediat lokale kanë treguar se gruaja në fjalë i përket një grupi ushtarak.