Tentoi të përdhunonte të bijën e mitur, 44-vjeçari nga Durrësi në gjendje të dehur: Vajza dhe gruaja më ngritën kurth

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës paraditen e së shtunës.

44-vjeçari  G. C., akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten dhe ka tentuar të përdhunojë vajzën e tij të mitur, 13 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 dhe mësohet se 44-vjeçari ka qenë i dehur në momentin që ka tentuar të abuzojë me 13-vjeçaren.

E mitura ka arritur të njoftojë kushërinjtë që jetojnë pranë, të cilët më pas kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Sakaq, i ati ka mohuar gjithçka në polici  duke thënë se gruaja dhe e bija kanë inskenuar gjithçka për t’u ndarë pasi shkonte përherë në shtëpi në gjendje të dehur./albeu.com