Tentoi të kalonte 80 kg kanabis në Greqi, arrestohet një shtetas i huaj në doganën e Kapshticës

Është arrestuar në Kapshticë një shtetas i huaj me drogë.

Mësohet se ky shtetas është ndaluar në dalje të doganës së Kapshticës, me një sasi te konsiderueshme lëndësh narkotike, rreth 80 kg lëndë narkotike.

Lënda narkotike ka qenë e vendosur në pjesën e pasmë të mjetit. Ky shtetas ka qene i shoqëruar edhe nga një person tjetër në mjet. Mjeti në fillim është futur në skaner ku është pikasur një masë e dyshimtë. Më pas nga kontrolli fizik ka rezultuar lënda narkotike.

Të ndaluarit po merren aktualisht në pyetje nga DVP Korçës, për të hedhur dritë mbi itinerarin dhe destinacionin e ngarkesës.