Tensionet në veri të Kosovës, Ministri Xhelal Zveçla në konferencë të jashtëzakonshme: Askush nuk mund të jetë mburojë e krimit

Ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, ka dalë në një konferencë për shtyp, pas tensioneve në veri të Kosovës.

Zveçla është shprehur se Kosova sfidohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Sipas tij, aksioni ka qenë pikërisht kundër krimit të organizuar dhe jo ashtu si interpretohët nga mediat serbe.

“Jemi thelbësisht të përkushtuar për shtet funksional. Vërtetë Kosova sfidohet nga krimi i organizuar, kontrabandimi, por nga ana tjetër institucionet tona janë të angazhuara për një terrior të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim. Aksioni i sotëm është në vrazhdën e angazhimit tonë kundër krimit të organizuar në tërë territorin e Kosovës pa dallim. Ministria e Punëve të Brendshme nuk toleron nga askush që në asnjë moment të cënojë rendin dhe sigurinë punlike. Të gjithë perosnat pavarësisht etnisë do të përballen me ligjin nëse janë pjesë e bandave kriminale. Uroj shërim të shpejtë për të lënduarit. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe askush nuk mund të jetë mburojë e krimit. Ju gazetarët ishin dëshmitarë sot për dhunën atje”, tha Ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla./albeu.com


Shtuar 13.10.2021 17:02