Tensionet në Ukrainë, gazetarja e ABC: Vendasit nuk besojnë se do të ketë luftë

Ekipi i ABC ka udhëtuar drejt Ukrainës për të parë nga afër situatën e krijuar mes dy vendeve përballë një përshkallëzimi të mundshëm të agresionit rus.

Gazetarja e ABC Linda Karadaku raportoi për situatën në të cilën ndodhet vendi duke përshkruar edhe kalvarin e gjatë të rrugëtimit të tyre për të mbërritur në destinacion. Karadaku shprehet se ndihet situata që përshkruhet në media jo vetëm në Ukrainë por edhe në vendet fqinje.

“Kemi bërë një itinerar të gjatë. I kemi rënë Ballkanit përmes. Nga Budapesti kemi ardhur këtu. Hymë në Ukrainë. Ndjehet ajo që po ndodh jo vetëm në Ukrainë por edhe në vendet fqinjen. Do të shkojmë në një qytet rreth 90 km nga kufiri me Poloninë. NATO dhe SHBA kanë dërguar përforcime. Jemi në Ukrainën Perëndimore”, shprehet Karadaku.

Destinancioni i radhës i tyre do të jetë Lëvivi dhe më pas Kievi për të mbërritur në portin e Odesës i cili konsiderohet si zonë rreziku nëse Rusia do shkrepte armët.

“Zonat e krizës janë zona lindore. Nga Lviv do shkojmë në Kiev dhe në zonat që mbahen nga pro rusët. Do shkojmë pastaj në Odesa. Odesa është shumë e rëndësishme jo vetëm si port. Por sepse do ishte porti që do rrezikohej nga të parët në rast një sulmi rus. Kemi folur me biznesmenëve që bëjnë biznes në këtë pjesë të Ukrainës. Do të flasim edhe me vullnetarë ukrainas. Do jemi këtu disa ditë për të treguar çfarë do thonë ata.

Jeta vazhdon dhe njerëzit me ata që kemi biseduar deri tani thonë që nuk do të ketë luftë. Por tregojmë atë që ka ndodhur në Krime. Është një lloj dëshire për të mos agresion rus apo një sulm rus. Në fakt jo vetëm në Ukrainë. Kur kaluam kufirin hungarez na thanë se ka luftë atje. Është si një qetësi para furtune”, raporton ajo.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një vizite në Poloni këtë të premte ka deklaruar se deri më tani SHBA nuk kanë parë asnjë provë për tërheqjen e ushtrisë ruse nga kufijtë e Ukrainës. Austin ka theksuar se vërtet kanë pohuar se po tërhiqen, por deri më tani nuk ka SHBA snjë shenjë të tillë dhe se rusët vazhdojnë të përgatiten duke bërë gjëra që do të prisnit… nëse do të përgatisnin një sulm. /abcnews.al


Shtuar 18.02.2022 14:56