Tension dhe debat/ Kostana Morava: Pusho, kam ardhur të them çfarë dua unë…

Kostana Morava ishte mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ku nuk i ndali akuzat për Erjona Rusin, duke vazhduar të pretendojë se intervista e saj është tjetërsuar. Madje, ajo u shpreh se u fut në kurth, pasi nuk e kishin vënë në dijeni paraprakisht që do e pyesnin për ngacmimet seksuale në punë.

Ajo tha se u vetëftua në “Wake up” pas intervistës së djeshme të Erjona Rusit, kur sipas saj duhet të ishte edhe ajo e ftuar për një përballje. Intervista nisi me tension pasi Kostana pyeti se pse nuk u ftua dje përballë Erjonës, ndërsa Blendi Salaj ia ktheu se kishte frikë mos rriheshin.
Kostana iu kthye me tone të ashpra edhe dy moderatoreve të tjera, Neada Muçajt dhe Enxhi Nasufit, së cilës i tha edhe të pushonte.

“Pusho, të lutem Enxhi. Mos bëj zhurmë të lutem se është mëngjes, sa jam zgjuar. Unë kam ardhur për ty Blendi, e nuk do vi më! Për ty kam ardhur, gocat s’i njoh fare. Nëse ju do donit të më merrnit në pyetje duhet të më merrnit dje, jo sot”, -u shpreh Kostana, ndërsa Enxhi u mundua ta ndërpriste duke i thënë se ajo është moderatorja e programit.

“Blendi, a ka mundësi apo të çohem të iki. Se s’kam ardhur të them çfarë do Enxhi të them, por kam ardhur të them çfarë dua të them e do iki”, -u shpreh Kostana, duke injoruar Enxhin.

Më tej, ajo vazhdoi duke akuzuar Erjonën dhe duke mohuar ta ketë quajtur “prostitutë mediatike”.

“Më vjen turp të gjendem në Top Channel, para gazetarëve, jo ju, por Erjona Rusi është fenomen tashmë dhe çdo lloj abuzimi dhe tjetërsimi që do bëhet do e quaj Erjona Rusi këtej e tutje. Jo nuk e kam quajtur prostitutë, është gënjeshtër. Hape lexoje! Kush tha që e kam shkruajtur për Erjonën? Më vjen keq që ti nuk kupton. Është fenomeni, nuk është Erjona Rusi”, u shpreh ajo.

Në fund, Kostana shtoi se luftën nuk e ka me Erjonën, por me gazetarët dhe me abuzimin që gazetarët i bëjnë pozicionit të tyre. Ndërsa Kostana vazhdonte të fliste, Bledi e mbylli intervistën me fjalët:

“Ti dështove në kritikën tënde, mënyrën se si i fute të gjithë në të njëjtin thes dhe mua më vjen keq, sepse ti je një person shumë inteligjent. Dhe kjo është një gjë që dallohet. Koha mbaron këtu. Kostana ka mbaruar intervista! Faleminderit!”


Shtuar 19.09.2024 13:38