Temperaturat në rritje, si do të jetë moti sot

Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e masave të nxehta ajërore, duke sjellë kështu temperature të larta në të gjithë vendin.

Sipas Meteoalb, parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës. Gjatë pasdites do të ketë kalime vranësirash në zonat malore.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale por dhe maksimale duke  luhatur vlerat ditore nga 15°C mëngjesi deri në 40°C mesdita./albeu.com


Shtuar 23.06.2021 08:04