Java do të jetë mjaft e nxehtë, do të fillojnë ditët të gjitha papërjashtim me kthjellime. Sigurisht që në pjesën e dytë të ditës kemi një fuqizim të përkohshem të vranësirave. Gjë e cila do të sjellë prezencë të rreshjeve të pakta në zonat e izoluara kryesisht në shtrirjen malore, ndërsa bregdeti do të mbetet me kthjellime.
Temperaturat që në mengjesin e sotëm kanë qenë mjaft të larta. Në zonat malore termometri i mëngjesit të sotëm ka shënuar jo më poshtë sesa 9 gradë celcius, ndërsa në zona të ulëta dhe ato bregedatere gjatë mëngjesit të sotëm termometri është luhatur në orët e para të ditës, pra rreth orës 5-6 e mëngjesit është luhatur në vlerat më të ulëta që janë shënuar në këto zona.
Nga 13 deri në 18 gradë celcius vijon ngrohja e motit gjatë orëve të ditës duke kulmuar në mesdite rreth orës 2, me vlera 25 apo 26 grade celcius në zonat malore ndërkohë që në zonat e ulëta dhe bregdetare, termometri i ditës së sotme do të shënojë rreth 27 gradë celcius në zonat bregdetare pra dicka më freskët, ndërsa në zonat e ulëta presim 30 apo 31 grade celcius në disa prej qyteteve ku mund të permendim Shkodrën, Tiranën, Elbasanin, Beratin, Gjirokastrën.
Edhe nesër dhe në vijim presim që të ruhet e njejta tablo termike sikundër e njëjta tablo sinoptike duke bërë që mengjeset, pjesa më e madhe e ditës në fakt do të jetë e kthjellët, vranësirat do të shfaqen pas mesditës pra pas arritjes së kulmit të vlerave termike. Kemi një zhvillim të vranësirave kryesisht në zonat malore ku nuk do të mungojnë rreshjet e pakëta në zonat e izoluara dhe rreshje krejt afatshkurtra. Pasi edhe pasditja pjesa më e madhe e pasdites por e mbrëmjet do të jenë të kthjellëta.
Termometri nesër pritet të shënoje një tjetër rritje, presim nga 30-32 gradë celcius, po ashtu e mërkura dhe dita e enjte do të sjellin një freskim krejt të përkohshem, i cili nuk do të zgjas më shumë se 24 orë. E premtja, e shtuna dhe e diela do të kulmojnë edhe temperaturat mbi 30 gradë. Jo vetëm kjo javë por presim që kjo fushe termike të vijojë për shumë ditë në territorin Shqiptar dhe një pjesë të mirë të ballkanit.
Deri në fund të Majit presim të jetë pak a shumë e njëjta tablo ku kemi gjatë mesdites fuqizim të vranësirave në zonat malore, rrebeshe afatshkurtra dhe më pas kthjellim të motit në të gjithë Shqiperinë.
Ajo çfarë vlen të theksohet është temperaturat. Fusha termike do të qendroje e tillë. Temperatura mjaft të larta gjatë orevë të mesdites, temperatura kto tipike për Majin pasi vlera te tilla, presim në fakt deri nga data 30-31 Maj qe do të kemi temperatura mbi 35 gradë celcius. Kto janë temperatura mjaft të larta edhe nëse shënojnë gjatë korrikut dhe gushtit qe është edhe piku i të nxehtit në klimën Shqiptare.
Ne i presim këto temperatura 35 që në javën e fundit te muajit Maj. Sipas meteorologes Tanja Porja duhet te pregatiteni për javë të nxehta./albeu.com