Teleskopi James Webb kap një galaktikë të ngjashme me Rrugën e Qumështit një miliard vite dritë larg

Astronomët në Agjencinë Hapësinore Evropiane (ESA) përdorën teleskopin hapësinor James Webb për të kapur një imazh të një galaktike spirale që i ngjan shtëpisë sonë, Rrugës së Qumështit.

Sistemi yjor, LEDA 2046648, ndodhet një miliard vite dritë larg nga i yni në konstelacionin Hercules, ai përmban mijëra galaktika, triliona yje dhe planetë të panumërt.

ESA publikoi foton më 31 janar por u publikua këtë javë nga The NY Times.

Agjencia hapësinore e përshkroi atë si një imazh të thjeshtë kalibrimi për të “verifikuar aftësitë e teleskopit pasi ishte përgatitur për operacione shkencore”.

Astronomët e ESA-s e kapën imazhin më 22 maj 2022, me kamerën infra të kuqe të teleskopit Webb (NIRCam).

Ky aparat fotografik ultra i fuqishëm mund të zbulojë gjatësi vale më të gjata të prodhuara nga drita nga kaq larg. /Albeu.com/


Shtuar 18.02.2023 08:39