Tea i dha fund cdo dyshimi duke deklaruar se Andi kishte një lidhje me njeriun e tij të zemrës.
Tea nuk e tha emrin e vajzës, por të gjithëve ju lindën dyshimet se bëhet fjalë për Melisën.
Andi dhe Melisa janë përfolur gjithmonë për një lidhje jashtë emisionit, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar këtë gjë.
Në lidhje me deklaratën e Teas nuk mungoi as reagimi i Andit. Ai u shpreh se do nëse do të arrijë një numër të caktuar ndjekësish në Facebook, shumë shpejt do të zbulojë të vërtetën e tij. Andi hodhi thumba për Tean dhe nënkuptoi se ajo çfarë tha ishte e vërtetë.
Deklarata e Andit:
Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen “Për’puthen”, dhe ndahesh… Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh. Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim… Në momentin që do të kem 30 mijë follow në faqen time në “Facebook” do të bëj aty reagimin tim për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta!
Mirëpo pas kësaj deklarate, ka pësuar edhe një reagim nga Fation Kuqari, ky i fundit ka ironizuar Andin, duke u shprehur se ai është i gatshëm që të japë gjithçka vetëm për disa ndjekës ose para.
Deklarata e Fatjonit:
Hahahaha në ça bote jetojmë meshkuj që lënë pjeshkën me koncesion për follow mendo për lekë ç’bëjnë. Yy barbona. Po kapa 3000000K ndjekës në Facebook ose në Insta do tregoj si bëj shurrën.
Ndërkohë tashmë na mbetet të shohim nëse do të ketë një reagim nga Andi, pas këtyre fjalëve. Kujtojmë se dy djemtë nuk ruajnë asnjë raport pas daljes nga “Për’puthen”.