“Ukrainasit do të donin të jetonin jetën si dikur dhe të gëzonin lirinë. Por ata nuk mund ta bëjnë këtë sepse gjëja më e tmerrshme ka ndodhur: Rusia na ka vjedhur paqen”, ka thënë ai.
Gjithashtu Zelensky nuk i ka ndalur thirrjet për ndërkombëtarët për mbështetje ushtarake dhe ekonomike.
“Ne duam ta ndalojmë luftën ruse para se të shkatërrojë jetën e njerëzve në vende të tjera të Evropës, Afrikës, Azisë, Amerikës Latine. Tani ata janë të gjithë të kërcënuar”, tha ndër të tjera presidenti ukrainas./albeu.com