Të tjera detaje për policin përdhunues në Greqi, mbante vajzën e mitur në të njëjtën dhomë me 19 vjeçaren e abuzuar

Ngjarja e bujshmë në Greqi e përdhunimit të 19-vjeçares nja efektivi i policisë, sa vjen e zgjerohet me detaje të reja. Së fundmi ish-bashkëshortja e 39-vjeçarit ka bërë një kërkesë ku kërkon kujdestarinë e vajzës së saj e cila jetonte me babain e saj.

Protothema raporton se ish bashkëshortja e 39-vjeçarit ka thënë se pretendon se vajza e saj 9-vjeçare mundet edhe të ketë jetuar në shtëpi me vajzën të cilën i ati përdhunonte prandaj me urgjencë ajo ka këerkuar që kujdestarinë e vajzës së saj ta mbante vetë. Ajo ka treguar në polici se ka qenë edhe vetë viktimë e ish-burrit të saj pasi ai kishte abuzuar me të dhe e kishte kërcënuar e shantazhuar që tambante i vetëm kujdestarinë e vajzës.

Ajo ka kërkuar ta largojë të bijën nga ambjenti ‘toksik’ dhe ‘i sëmurë’ ku jetonte. Pas këtyre deklaratave kanë nisur hetimet për të gjetur se ku ka qenë vajza gjatë kësaj kohe. Mbase ajo mund të jetë dëshmitare e krimeve të babait të saj.

Ngjarja ka ndodhur 5 ditë më parë ku një 19 vjeçare paditi një efektiv policie i cili kishte abuzuzar seksualisht për një kohë të gjatë me të, por për arsye se ai e kishte kërcënuar se do i bënte keq familjes, vajza kishte nguruar ta tregonte ngjarjen në polici.

Ka dyshime që policia ishte në dijeni të kësaj ngjarje pasi edhe pas padisë së 19-vjeçares, policia nuk e arrestoi direkt por pas 24-orësh. Ka dyshime se me ngjarjen ka lidhje dhe po kërkohet për ndonjë gjurmë të shqiptares së zhdukur, Artemis Vasili, e cila është zhdukur prej muajit tetor. Dyshohet se shqiptarja po mbahet gjithashtu peng për t’u shfryëzuar si punonjëse seksi.


Shtuar 15.07.2021 21:23