EULEX-i vëzhgon zhvillimet në vendkalimet kufitare Kosovë–Serbi gjatë zgjedhjeve serbe

Prania e misionit të EULEX-it në Kosovë është shtuar pranë pikave kufitare me Serbinë.

Ky shtim vjen pasi shumë qytetarë të komunitetit serb po udhëtojnë drejt Serbisë për të votuar në zgjedhjet atje.

Të lidhura

None found

Në një njoftim për media, misioni bëri të ditur se po monitoron gjendjen në terren.

Sipas njoftimit, që nga orët e para të ditës së zgjedhjeve në Serbi, EULEX-i ka shtuar patrullat e Njësisë Policore të Specializuar pranë pikave kryesore të përbashkëta të kalimit mes Kosovës dhe Serbisë. Patrullat po monitorojnë situatën në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, në kuadër të mekanizmit tre-nivelësh të reagimit të sigurisë.


Shtuar më 25.10.2026 14:05