4 kandidatë do të konkurojnë duke u përzgjedhur nga banorët e Kurbinit për kreun e Degës së PD.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve në njoftimin e saj ka bërë të ditur se ditën e shtunë me datë 23.04.2022 në ambientet e zyrës së PD Laç nga ora 8.00 deri ne orën 18.00 do të zhvillohet gara për zgjedhjen e kryetarit të PD dega Kurbin.
Kjo garë do të përfaqësohet nga juristi Gjergj Oroshi, mjeku Isuf Xhaferri, që të dy ish- kryetar të kësaj dege, tjetër kandidat Islam Ismaili me profesion jurist, i propozuar nga PD, në çdo zgjedhje elektorale si përfaqësues i saj në KZAZ. Ndërsa Vladimir Korriku me profesion mësues vjen kandidat ndryshe, ai do të përfaqësojë si kandidat për kryetar, nga dega e PD Kurbin dhe si nga Rithemelimi.
Në një status në Facebook ai është shprehur “në mes të barabartëve, kam vendosur të jem pjesë e kësaj gare, duke vlerësuar mbështetjen e çdo demokrati”.
Kandidatët për kryetar të degës në Kurbin, garojnë me moton e tyre, bashkimin dhe fuqizimin e kësaj dege, eliminimin e gjuhës së urrejtjes. Zona e Kurbinit tradicionalisht është e njohur si bastion i PD-së, ndaj dhe kandidatët kanë si qëllim, të sjellin besimin e humbur gjatë një periudhe kohore realitivisht të gjatë, dhe rikthimin në pushtet të së djathtës./albeu.com