Të shtrirë në tokë, si u arrestuan grabitësit e vilave me të shkuar të errët (VIDEO)

Ditën e djeshme 5 persona janë arrestuar nga policia pas finalizmit me sukses të operacionit policor “START & STOP”.

Arrestimi u bë në zonën e Liqenit të thatë ndërkohë grupi njihej për vjedhjen e vilave.

Ky grup dyshohet të ketë kryer veprimtari kriminale edhe në disa vende të BE-së.

Ata janë arrestuar me forcë nga Policia, ndërsa në video mund të shihni pamjet e arrestimit.

Pas një pune policore dhe procedurale të pandërprerë prej disa muajsh, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “START & STOP”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Dorjan Lamani (Qirjazi), 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”;

Klodian Çypi, 34 vjeç, banues në Derven, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”;

Halil Topalli, 29 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë”;

Redian Begaj, 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me parë për “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Moskallëzim krimi”;

Dajvid Dosti, 21 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar. /albeu.com/


Shtuar 13.04.2021 12:09