Mëngjesin e sotëm, të shtëna me armë zjarri u regjistruan në në fshatin Vrakë të Malësisë së madhe, ku sipas informacioneve të policisë, mbetën të plagosur dy persona.
Sipas informacioneve të fundit, mësohet se dy personat e plagosur janë identifikuar si Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.
Ndërsa hetimet po vazhdojnë, është bërë e ditur se autori i plagosjes është Lul Rakaj.
Sakaq, mbeten të paqarta arsyet përse Rakaj hapi zjarri ndaj dy të plagosurve, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin mjekimin e nevojshëm.