Të shtëna në një lokal në Shtoj të Shkodrës, raportohet për një person të plagosur

Ditën e sotme, një person raportohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Shtoj në Shkodër.
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.

BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për shtetasin Taulant Hoti, i cili dyshohet se është plagosur gjatë një incidenti me armë zjarri në një lokal të zonës.

Të lidhura

None found

Sipas informacioneve paraprake, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk ka të dhëna mbi gjendjen shëndetësore të personit të plagosur. Ende nuk dihet motivi i të shtënave dhe as identiteti i personit që mund të ketë përdorur armën.

Priten detaje të mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

 


Shtuar më 27.10.2026 11:01