Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dyshohet për dy viktima

Kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga dy vrasjet në Sarandë dhe në Elbasan, një tjetër është raportuar në vend. Në Panaja të Vlorës dyshohet se kanë mbetur viktimë dy persona si pasojë e një atentati.

Bëhet e ditur makina ku udhëtonin viktimat është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të autostradës. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 18.08.2022 09:57