Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, mbeten të plagosur dy persona

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë. Bëhet me dije dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat. Gjithashtu të plagosurit janë dërguar në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar incidentin. Arsyet e plagosjes mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.


Shtuar 19.08.2024 21:39