Të shtëna me armë në Rrogozhinë, plas sherri mes fqinjëve (EMRAT)

Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku dy persona janë plagosur me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Sami Disha dhe bashkëshortja e tij, Nadire Disha, janë qëlluar me armë nga një komshi i tyre, pas një konflikti për motive ende të paqarta, por që dyshohet të kenë qenë banale.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave ngajrjes.


Shtuar 6.06.2025 11:33