Të shtëna dhe lëndime në një qytet ku pret skuadrat e Kupës së Afrikës

Një luftë e rregullt civile në mes të Kupës së Afrikës, me shumë njerëz të plagosur pas një shkëmbimi zjarri të ushtrisë me guerilët në një qytet të Kamerunit që pret katër ekipe kombëtare.

Situata në Kamerun mbetet e tensionuar, pasi shumë njerëz u plagosën pas një shkëmbimi zjarri të ushtrisë me guerilët në qytetin Buea, e cila është baza e katër ekipeve kombëtare që garojnë në Kupën e Afrikës.

“Dje ka pasur një shkëmbim zjarri në Buea dhe disa persona kanë mbetur të plagosur. Forcat e sigurisë reaguan shpejt dhe një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar se kush është përgjegjës,” tha kryebashkiaku i qytetit David Mafani Namange./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.01.2022 15:18