Qytetarët që po protestojnë kanë dalë edhe në rrugën e Myslym Shyrit në kryeqytet, nga ku, sipas informacioneve, po lëvizin drejt Drejtorisë së Policisë.
Policia ka vendosur forca në disa pika, ndërsa në terren janë vënë në veprim edhe autobotë me ujë. Nga radhët e protestuesve janë hedhur gurë në drejtim të policisë.
Të lidhura
None found
Hedhja e gazit ndaj pjesëmarrësve në protestë po vazhdon. Ndërkohë, protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme, mes tyre edhe në Sheshin Skënderbej.







