Mediat maqedonase, kanë publikuar pamje të reja nga tragjedia e regjistruar në Koçan, ku shihet tmerri në secilin prej të rinjve që ishin prezentë në lokalin e natës “Pulse Club”, i cili u përfshi nga zjarri dhe la si pasojë 59 të vdekur.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 16 marsit, teksa qindra të rinj ishin mbledhur për të festuar me muzikën e bandës së hip-hopit ADN, anëtarët e të cilës mbetën viktimë e asaj nate.
Në video dëgjohen ulërimat e personave, të cilët tentojnë të largohen nga flakët që kanë përfshirë tavanin e lokalit.
Ajo ç`ka e përkeqëson akoma më shumë këtë situatë, është fakti se lokali kishte vetëm një dalje duke e bërë të pamunduar largimin e të gjithë personave në kohë nga zjarri.