“Të mbajmë një minutë heshtje për Spahon”, deputeteja e PD kërkon përjashtimin e Spiropalit nga seanca

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka kërkuar përjashtimin nga seanca të ministres Elisa Spiropali.

Kërkesa erdhi pasi Spiropali ironizoi përjashtimin e deputetëve të PD-së nga Kuvendi dhe konkretisht të deputetit Edmond Spaho.

Ajo kërkoi të mbanin një minutë heshtje për Spahon  referuar përjashtimit të tij për 20 ditë nga punimet e Kuvendit.

“Së pari një 1 minutë heshtje për Edmond Spahon, që ra në fushë betejën, respekt për veprën e tij, i palodhur, dhe keqardhje që tradhëgimia e tij e bilbilfryerjes. Ai ishte padiskutim më i guximshëm dhe me më shumë vlerë sesa ju së bashku. Do jetë gjithmonë në zemrat tona, kur do ta kemi sërish këtu bashku me ju për revolucionin e radhës. Pasi të mbarojnë 20 ditët…”, tha Spiropali./Albeu.com.


Shtuar 23.02.2023 11:54