ZGJEDHJET 2021/ Si votuan qytetarët për Grida Dumën dhe Elisa Spiropalin në Tiranë?

KQZ ka bërë publike të dhënat e fundit lidhur me votimin e kandidatëve në qarkun e Tiranës, si një nga qarqet më të rëndësishme në këto zgjedhje.

Mandatet në këtë qark u ndanë në 18 mandate për PS, 15 për PD dhe dy për LSI-në.

Dy figurat politike në këtë garë që kanë ngjallur që në fillim një lloj kërshërie në audiencë janë Elisa Spiropali dhe Grida Duma.

Por si janë votuar dy kandidatet nga mbështëtësit e secilës parti?

Edhe pse numërimet në Tiranë nuk kanë përfunduar akoma, deri tani Grida Duma ka marrë 43 vota, ndërsa Elisa Spiropali ka marrë 26 vota. /albeu.com/

 

 


Shtuar 27.04.2021 21:23