Skocia nga java e ardhshme do të heqë të gjitha masat kufizuese kundër Covid-19.
Vendimi vjen pas një rrënie të ndjeshme në numrat e infektimeve të reja.
Autoritetet në Skoci kanë vendosur të lejojnë hapjen e klubeve të natës, pub-eve, mbledhjet në çdo ambient të brendshëm si dhe të heqin rregullin e distancimit fizik.
Megjithatë, qytetarëve u këshillohet që të vijojnë të punojnë nga shtëpia si dhe të kryejnë teste sa herë bëhen pjesë e aktiviteteve me shumë persona.
Edhe udhëzimet për të moshuarit që u ndalohej të mos të mblidheshin me më tepër se tre persona do të hiqen, së bashku me sportet që luhen në ambiente të mbyllura./albeu.com/