22-vjeçarja Rexhin Çelhaka e kishte marrë me qira makinën “Land Rover”, e cila u përplas me furgonin e linjës Tiranë-Sarandë. Nga aksidenti, shkaktarin e të cilit policia nuk e ka shpallur ende, vdiqën pesë persona, përfshi edhe shoferin e furgonit, ndërsa u lënduan dy të tjerë. Këta të fundit janë nën kujdesin e mjekëve në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në makinën “Land Rover” ndodheshine dhe dy vajza të tjera krahas Çelhakës, të cilat kanë marrë dëmtime të lehta.
Është ka zbuluar foto të kësaj makine, ku duket se tre vajzat kanë qenë duke eksploruar jugun e Shqipërisë. Makina duke e ndaluar në një terren të pjerrët, kurse tre vajzat pozojnë të gëzuara për aventurën e tyre në Shqipëri.
Çelhaka ishte e shoqëruar nga dy vajza të tjera me origjinë nga Italia, por duket se gjithçka ka shkuar keq duke përfunduar në një aksident tragjik me pesë viktima.
Të vdekurit në aksidentine Qafë Muzinës janë:
Bardhi Prodo, 51 vjeç(Shoferi);
Fiqiri Korçari 77 vjeç;
Drita Korçari, 72 vjeçe,
Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe,
Olesandr Fediaieva, 53 vjeç./abcnews.al