Të gjithë po braktisin bregdetin në vend, por jo vlonjatët: Marrin me vete edhe fëmijët (FOTO LAJM)

Ndonëse në Durrës dhe në Shëngjin, plazhet janë boshatisur për shkak të reshjeve të shiut që ka përfshirë vendin gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit, në Vlorë, pushuesit po shijojnë detin.

Plazhet janë plot me pushues, të cilët nuk hezitojnë të hyjnë në det, ndonëse ka dallgë. Pavarësisht ndryshimeve të kushteve atmosferike, ata kanë marrë edhe fëmijët për të shijuar detin si çdo ditë tjetër.

Ndërkohë, pritet që pas orës 13:00 deri rreth orës 19:00, reshjet të intensifikohen në zonat Pukë, Kukës, Dibër, Burrel, Rrëshen, Krujë, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ku pritet që intervali 6-7 orësh të sjellë reshje shiu nga 20 mm deri 50 mm.

Këto sasi konsiderohen problematike për kohë kaq të shkurtra, por në mbrëmje do të ulet intensiteti i reshjeve.

Sa i përket temperaturave, shifra maksimale është shënuar rreth orës 11:00 në qarkun e Shkodrës me 30 gradë celsius, ndërsa Tirana dhe shumë qytete të tjera kanë qëndruar rreth 28 gradë celsius.

E hëna mbetet me mot të paqëndrueshëm, që do të thotë shira të dobët dhe ndonjë rrebesh i izoluar, por kthjellimet do të jenë të shumta. Prandaj priten rritje të temperatura në mesditë deri në 32 gradë celsius.


Shtuar 18.07.2021 13:15