Ditën e sotme, ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Teksa ishte duke dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, u pyet nga gazetarët e se për çfarë ishte thirrur, apo dhe pse ecte me vështirësi, deputeti socialist ka ‘kyçur’ gojën, ndërsa nuk ka bërë asnjë koment.
I vetmi koment që bëri Peçi ishte; “të fala Ristanit”.

