Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka vijuar sërish me me fjalor ofendues në Kuvend sot.
Teksa Nikolla i ndërperu fjalën për shkak të ofendimeve, Berisha hyri live nga llogaria e tij në Facebook.
Ai u ndal deklarata e tij dy ditë më parë, ku tha se McGonigal është filmuar në orgji. Berisha ftoi këdo që i ‘djeg’ kjo çështje, të flasë.
Nuk munguan as ironitë dhe akuzat ndaj Elisa Spirotalit.
Berisha: Këtu në këtë strofull të krimit e mafies ndodhi vakia e fundit. Një ish-ministre kërkoi dënimin tim sepse unë jashtë kuvendit kam denoncuar veprimtari erotike të Mçgonial në Tiranë. Të dogji miza pas ksule, Elisa çfarë pate që u ngrite . Nuk e mbulon dot. E kupton apo orgjitë e Mçgonigal janë reale. Jepja fjalën kush e do tjetër. Kujt i djeg miza pas veshit merreni fjalën me tadhë.
/albeu.com/