AstraZeneca po refuzohet masivisht, Rama tregon kur do e pezulloj Shqipëria vaksinimin

Ditën e sotme në Durrës ka vijuar sot procesi i vaksinimit të mësuesve me dozat e vaksinës Astrazeneca por është vënë re një numër i madh refuzimesh të ardhura nga pezullimet e kësaj vaksine në rreth 4 shtete.

Këtë proces e ka parë nga afër edhe kryeministri Rama i cili deklaroi se ka një sërë vendesh që vijojnë vaksinimin, pavarësisht një dyshimi të pa faktuar, e megjithatë tha ai pritet konfirmimi i EMA dhe OBSH, për të kundërtën.

Pjesë nga deklarata e Ramës: 

Nëse do thonë ndaloni ata, do ndalojmë. S’kanë faj njerëzit që shqetësohen nga lloj lloj lajmesh, është luftë e madhe tregtare dhe politike, Nuk e kanë ndërprerë vaksinimin Belgjika, Polonia, Serbia etj dhe pjesa tjetër po pret për konfirmim, tani nëse thonë ndaloni , do ndalojmë, sot po flisja me Londrën aty janë bërë miliona doza astrazencea dhe s’ka asnjë problem. /albeu.com/

Shtuar 16.03.2021 05:03