“Të dëgjohen rrahjet e zemrës”, Hungaria ndërmerr masën për uljen e numrit të aborteve

Masa e vendosur erdhi si pasojë e vendimit të qeverisë së Viktor Orban.

Kryeministri Orban ka kërkuar që mjekët t’i paraqesin gruas shtatzënë shenjat vitale të embrionit ose fetusit, me qëllim që ajo të ndryshojë mendim ose të preket dhe të vendosë më pas që të mos kryejë abort.

Ministri i Brendshëm tha se: “Pothuajse dy të tretat e hungarezëve e lidhin fillimin e jetës së një fëmije me rrahjen e parë të zemrës”.

Më tej, ai theksoi se as aparaturat e avancuara nuk do të mungojnë aspak për të zbuluar shenja jete të embrionit.

Gjithashtu, gratë shtatzëna që duan të aplikojnë për abort, do t’u duhet të bëjnë diçka. Si fillim, ato do të paraqesin një certifikatë mjekësore ku i bëhet me dije se embrioni ka shenja jete teksa aplikon për abort.

Me anë të kësaj mase, qeveria e Hungarisë kërkon që numri i aborteve të ulet.

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë bërë një reagim ku theksojnë se ky vendim do t’u rrisë presionin grave tashmë.


Shtuar 14.09.2022 19:43