“Të dalë Sali non grata para Amerikës e të fitojë Shkodrën”, revoltohet avokat Ngjela: Kjo është për të vënë duart në kokë

Avokat Spartak Ngjela komentoi mbrëmjen e djeshme zgjedhjet e pjesshme vendore që u mbajtën në 6 bashki të vendit.

Ngjela tha se Rama dhe Berisha e futën në kurth Bashën në bashkinë e Durrësit.

Ngjela e konsideron turp kombëtar në qoftë se kandidati i Berishës arrin të fitojë në Bashkinë e Shkodrës.

Ndërkohë që momentalish Bardh Spahia vijon kryesimin ndaj kundërshtarëve në Shkodër.

“Duhet ta presim diçka të tillë, ç’na gjeti ne për 2 ditë. Do kuptojmë sesi do flasin palët dhe më pas do bëjmë interpretimin. Shkodra dhe Durrësi janë teste për zgjedhjet e ardhshme. Në Shkodër, do ketë krizë, ua thashë arsyen përse. Nëse do kishin marrë pjesë socialistët do ishte ndryshe. Nëse ky dyshimi im në Shkodër rezulton i vërtetë, kjo është për të vënë duart në kokë. Rama e do Berishën se nuk ka vota. Nuk fiton kurrë PD me Berishën. Bashës i kanë përçarë partinë, le ta hiqnin por brenda strukturave jo me urdhrin e Saliut. Ky është turp kombëtar more, të dalë përballë Amerikës tani sepse është shpallur non-grata”, ka deklaruar Ngjela./albeu.com/


Shtuar 7.03.2022 10:27